U vra apo u vetëvra e reja në Kamëz? Pistat ku po heton Policia, të afërmit ngrenë dyshime…

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Kamëz, ku një 27-vjeçare e identifikuar si Sibela Abedini pas publikimit të një fotoje në Tik Tok, u raportua se u hodh nga pallati, ka sjellë reagime të ashpra në opinionin publik.

Por mister ngelet mënyra se si e humbi jetën e reja, u vetëhodh nga kati i katërt i banesës apo është shtyrë nga dikush tjetër?

Ishte tezja e viktimës, e cila ngriti dyshime të forta se mbesa e saj është shtyrë nga 39-vjeçari Altin Çoku, i arrestuar aktualisht nga policia, si përgjegjës për publikimin e fotos së të ndjerës në rrjetet sociale.

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar”,  tha tezja e 27-vjeçares.