VIDEO: Bajrami bombardon portën e Çekisë, barazon Shqipëria

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot në Pragë në orën 20:45 kundër Çekisë vendase, me duelin që vlen për kualifikueset e grupit E të Euro 2024 që do zhvillohet në Gjermani vitin që vjen. Tifozët e Kombëtares janë bërë bashkë dhe kanë “pushtuar” stadiumin “Fortuna Arena”, aty ku do zhvillohet ndeshja.

Nedim Bajrami barazon ndeshjen me një perlë nga jashtë zone. Çeki 1-1 Shqipëri në Pragë. Vetëm nëntë minuta zgjat avantazhi i vendasve.