VIDEO/ ‘Më jep vetëm letrat’, gruaja me ‘BMW’ luksoze tenton të korruptojë policin në Tiranë! Në pranga edhe 4 shoferë të tjerë për të njëjtën shkelje

Pesë drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit pasi janë kapur në flagrancë në tentativë për të korruptuar punonjësit e policisë për mos t’i ndëshkuar me gjobë për shkeljen e rregullave të qarkullimit.

Në pranga kanë rënë  A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç.

Në video, shihet momenti kur një grua që drejtonte një automjet luksoz tip ‘BMW’ tenton të korruptojë efektivin i cili dëgjohet teksa i thotë “Më jep vetëm letrat”.

Të njëjtën tentativë e kanë bërë edhe drejtuesit e tjerë të automjeteve, të cilët pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor kanë tentuar të korruptojnë policët për mos t’u ndëshkuar.