Vijojnë luftimet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi: Nuk do të na mposhtni lehtë

Ndërsa Presidenti amerikan Joe Biden i ka nisur një letër Kongresit ku i jep detaje për sulmet e fundit në Lindjen e Mesme ndaj grupeve rebele Houthi në Iran, Irak e Siri, këta të fundit kanë reaguar duke thënë se nuk do të jetë e lehtë për Amerikën që t’i mposhtë.

Rebelët kanë reaguar ndaj sulmeve të ushtrisë së SHBA dhe të Britanisë së Madhe, duke thënë se kanë aftësinë për t’i bërë ballë ofensivës.

Reagimi ka ardhur në Telegram nga zëdhënësi i Houthi-ve, Mohammad Abdul Salam, i cili ka thënë se rezistenca e tyre po përmirësohet gradualisht, duke theksuar se ata nuk do të bien lehtë.

Ndërkohë, Biden i tha Kongresit se ushtria ka qëllim të shkatërrojë rebelët për të ndalur sulmet e tyre. “Qëllimi ynë është të shkatërrojmë këto grupe me qëllim shmangien e përshkallëzimit të konfliktit”, tha Biden duke theksuar se do të urdhërojë zgjerim të operacionit nëse do të jetë e nevojshme.