Von Cramon: Serbia s’përfiton më nga BE-ja nëse anëtarësohet në BRICS

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të realizojë një vizitë zyrtare dy-ditore në Serbi javën e ardhshme. Arsyeja e vizitës së Xi Jinping, sipas raportimeve, do të jetë ftesa për anëtarësimin e Serbisë në organizatën ndërqeveritare BRICS.

Lidhur me këto raportime ka reaguar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Sipas saj nëse Serbia anëtarësohet në këtë organizatë ndërkombëtare atëherë Bashkimi Evropian duhet të ketë një përgjigje të saktë për këtë.

“Duhet ta përzëmë atë. Nuk ka më para të BE-së, asnjë paketë rritjeje për Serbinë për aq kohë sa Aleksandër Vuçiç kërcen me autokratët në Kinë dhe Rusi”, ka shkruar ajo në platformën sociale, X.