Zjarri shkatërron një nga qendrat më të mëdha tregtare në Varshavë

Një zjarr masiv shpërtheu të shtunën mbrëma në një qendër tregtare në Varshavë, duke e lënë të shkatërruar pothuajse plotësisht qendrën.

Siç bëjnë të ditur mediet, nga zjarri nuk ka mbetur i lënduar askush.

“Pothuajse 100 për qind e qendrës është e djegur. Zjarri është duke u shuar dhe kjo do të zgjasë disa orë”, deklaroi Mariusz Feltynowski, komandanti i përgjithshëm i Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve në një konferencë shtypi të dielën.

Qendra tregtare kishte 1,400 njësi tregtare – duke përfshirë shumë kioska dhe ishte ndër qendrat më e mëdha tregtare në Varshavë.