Zyra e Kosovës në Athinë feston përvjetorin e pavarësisë, MPJD jep detaje

Zyra e Kosovës në Athinë ka shënuar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE), që akoma nuk e ka njohur Kosovën.

Por Kosova dhe Greqia kanë marrëdhënie diplomatike dhe tregtare.

Për shënimin e përvjetorit të pavarësisë ka treguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

”KosovoinGreece festoi 16-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, përkrah shumë diplomatëve, miqve dhe partnerëve të Kosovës në Greqi”, thuhet në njoftimin e MPJD-së përmes platformës “X”.