Nxënësit amerikanë obligohen t’i kenë çantat transparente

Një nga institucionet më të mëdha shkollore në Florida do t’i lejojnë nxënësit të futen në objekte vetëm nëpërmjet me çanta transparente, në mënyrë që të shihet çka mbajnë në to.

Kjo po synohet të ndërmerret për shkaqe sigurie, pas sulmeve të shtuara së fundmi me armë në shkolla. NYPOST ka raportuar se ky vendim do t’i prekë të paktën 260.000 nxënës, ndërsa transparente do t’i kenë edhe pakot ushqimore dhe dollapët në klasë.

“Ky vendim për shtim të sigurisë është hap i radhës. Do të lejojë personelin e sigurisë së shkollës dhe të gjithë në kampus t’i dallojnë dhe të raportojnë nëse dikush sjellë sende të ndaluara, si dhe do të shërbejë si parandalues”, deklaroi udhëheqësi i përkohshëm i Qarkut, Earlean Smiley.

Vetëm në 2023-n, 18 sulme me viktima janë regjistruar në disa shkolla të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe në 2024-n pati raste të tilla.

Një sulm me 9 të vdekur u krye javën e kaluar edhe në një shkollë në Beograd të Serbisë. Sulmuesi ishte nxënës 14-vjeçar.