Vritet me armë zjarri efektivi i forcave “Shqiponja” në Fier, policia rrethon zonën

Një polic i forcave “Shqiponja” ka humbur ditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit. Burime për mediet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri të momentit.

Ndërkohë nuk dihen më shumë detaje lidhur me identitetin e policit dhe autorit/autorëve.

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendngjarjes, ku kanë rrethuar zonën me shirita sigurie.

Video

Policia dhe grupi hetimori ka rrethuar zonën, dhe po punon për sqarimin e rrethanave.